Shala: Transformimi i FSK-së do të zgjasë një dekadë

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 18:30 | Nga

Blerim Shala, këshilltari i Presidenti të Kosovës, për Info Magazine, ka treguar se në takimin e presidentit me delegacionin e NATO-s, i është dhënë mbështetje Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por ky transformim duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Shala ka treguar se i tërë procesi i transformimit, nëse veç palët politike në Kosovë gjejnë pajtim, do të marrë një dekadë kohë.

“Kemi marrë një mbështetje të plotë që përkrahet transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, pohoi Shala, njofton Klan Kosova.

“Amendamentet kushtetuese janë gati, janë të deponuara në Kuvendin e Kosovës dhe çfarë na pret neve është përpjekja intensive që të bindim komunitetet se transformimi i FSK-së, është në interes të të gjithëve dhe është faktor i stabilitetit dhe jo de-stabilitetit”.

“Ky është dialog i brendshëm i Kosovës. Duhet të krijojmë një atmosferë pozitive që përmes kushtetutës të bëjmë transformimin. Forca e Sigurisë së Kosovës janë njëmend forcë shumetnike”.

“Ndërsa nga momenti zero, që është votimi i ndryshimeve kushtetuese, transformimi i FSK-së do të zgjatë shtatë deri në dhjetë vjet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme