Përfaqësues të Komunave të Kosovës kanë reaguar në lidhje me ndryshimet më të fundit në Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme, ku parashihet blerja e pronave shoqërore nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nga komunat sa herë që në to duhet të bëhen investime publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tyre, nëse nene do të miratohen nga Kuvendi i Kosovës, kështu siç janë tashti, ato do të sjellin para falimentimin financiar disa komuna, sidomos ato të mesme dhe të vogla.
Dy nene të reja që janë futur në Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme, ku parashihet blerja e pronave shoqërore nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nga komunat sa herë që në to duhet të bëhen investime publike.
Ndërkohë që ata të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila është sponsoruese e këtij projektligji thonë se përmes këtyre neneve është gjetur mundësia më e mirë për kthimin e pronave të menaxhuara nga AKP-ja, meqë Qeveria nuk ka pasur mundësi të tjera për të ndërhyrë në ligjin e e AKP-së. Por, nga drejtuesit e Asociacionit të Komunave, një gjë e tillë po konsiderohet e papranueshme, e madje edhe e rrezikshme.