Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se ai është “i gatshëm të japë dorëheqjen” nën kushte të caktuara për të zgjidhur krizën politike në vazhdim të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria e koalicionit e Igor Matoviç është kritikuar për blerjen e vaksinës Sputnik V kundër COVID-19 (të Rusisë) para se të ishte aprovuar nga Bashkimi Evropian.
Siç shkruan Euronews, blerja e rreth dy milionë dozave të vaksinës ruse u bë pa miratimin e dy prej katër partive që përbëjnë koalicionin e qendrës së djathtë.
Dhe mosmarrëveshja rreth blerjes së vaksinës rezultoi në largimin javën e kaluar të ministrit të shëndetësisë të Sllovakisë, Marek Krajci.
Por partia liberale-konservatore Liria dhe Solidariteti (SAS) dhe partia e qendrës së djathtë “Për Njerëzit” tani kanë kërkuar që kryeministri gjithashtu të japë dorëheqjen.
Gjithsesi, në një postim në Facebook, Matoviç tha se ai do të tërhiqej vetëm në kushte të caktuara, duke përfshirë lejimin e qëndrimit në Kabinet.
Kryeministri gjithmonë ka mbrojtur marrëveshjen për të blerë vaksinat Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit të vendit, por aleatët e tij në qeveri thonë se masa hedh dyshime mbi ideologjinë pro-perëndimore të Sllovakisë.
Matoviç u bë kryeministër i Sllovakisë një vit më parë, pasi udhëhoqi partitë qeveritare në një fitore të madhe në zgjedhjet e vitit 2020.
Vendi aktualisht ka nivelin e dytë më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Bashkimin Evropian, pasi fillimisht mbijetoi në valën e parë të pandemisë pa numra të rasteve të rënda