Nesër në Maqedoni nis aplikimi i vaksinës ruse “Sputnik V”

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Nesër në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup do të nis aplikimi i vaksinave ruse “Sputnik V”, ndërsa në poliklinikën “Bukuresht” do të fillojë rivaksinimi me vaksinën “Pfizer”.

Pikat e vaksinimit në të dyja poliklinikat do të punojnë në dy ndërrime, prej orës 8 në mëngjes deri në orën 20 në mbrëmje, nga e hëna deri të premten.

“Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve për kovid dhe situatës aktuale, vaksinimi vazhdon me punonjësit shëndetësorë të cilët janë nën rrezik të lartë për tu infektuar me kovid, nga të gjitha institucionet në vend”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, me vaksinat ruse do të vaksinohen edhe të sëmurët kronikë dhe personat e vendosur në shtëpitë e pleqve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme