Blero nis dasmën e familjes me njerëz të Teutës?! (VIDEO)

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 13:31 | Nga

Një ngjarje e rëndësishme pritet të zhvillohet në fillim të Shtatorit për familjen e këngëtarit Blero Muharremi.

Vëllai i këngëtarit, martohet në një ceremoni madhështore duke i dhënë fund beqarisë pas një periudhe të gjatë të një lidhjeje të fortë.

E dasma e Burimit është nisur që mbrëmë kur shokët të mbledhur në një prej kafiterive në kryeqytet kanë kënduar e kërcyer për orë të tëra.

Aty prezent ka qenë edhe miku i Bleros, këngëtari Vullnet Zhuniqi që përbën një relacion interesant për faktin se është edhe familjar i aktores së njohur Teuta Krasniqi.

Pak kush e di që Vullneti në fakt siç mëson Prive.al është djali i dajës së aktores i cili ka vazhduar një miqësi tejet të mirë me Bleron i papenguar nga zhvillimet në jetën private mes dyshes.

Ndryshe, Zhuniqi ka kënduar edhe në ceremoninë e martesës të motrës së Teutës, Bubulinës të mbajtur në Qershor të këtij viti.

ceremoninë e martesës të motrës së Teutës, Bubulinës të mbajtur në Qershor të këtij viti. /Prive.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme