Blerta Deliu: Çka do që vjen prej Albulena Haxhiut është vetëm hakmarrje, jo drejtësi

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas diskutimit që pati dje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se akuza e Haxhiut “Ju i keni duart e lyme me gjak”, ka nxjerrë në pah një varg problemesh.

“E para, ministrja e drejtësisë konstatoi krye në vete se Astrit është vra. E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së. Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Tutje, ajo ka theksuar se kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë.

Sipas saj, mënyra e shprehjes së saj dëshmon se çkado që vjen prej nga ajo është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi.

Të ngjashme