Blerta Deliu para fillimit të Konventës: PDK-ja është e pazëvendësueshme

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Blerta Deliu-Kodra është deklaruar pak para fillimit të Konventës së dhjetë të PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovëm.

Këtij postimi, ajo ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të dy ish kryetarëve të PDK’së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Tutje, ajo ka thënë se PDK’ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën!  PDK është forca e arritjeve të mëdha historike.  PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme