Blinken i dërgon letër Kosovës, përcjell mesazhe për propozimin evropian

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë, me ç’rast edhe ka përçuar disa mesazhe në lidhje me propozimin evropian në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla në rrjetet sociale ka publikuar letrën e Blinken, në të cilën shkruan se propozimi evropian mbetet kyç në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ai tha se ky propozim sjell edhe njohjen eventuale reciproke, dhe se, me mbështetjen e ShBA-ve, dialogu do ta çojë përpara anëtarësimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me në qendër njohjen eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, thuhet në letrën e Blinken.

Të ngjashme