Blinken thërret Lavrovin: Angazhimi ynë për sovranitetin e Ukrainës është i paepur

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka folur këtë të martë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavros.

Ata kanë folur për dialogun për stabilitet të 10 janarit, këshillin e 12 janarit NATO-Rusi dhe takimet e 13 janarit të këshillit të përhershëm të OSBE-së.

Blinken ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të rrugës diplomatike për ulje të tensioneve përreth kufirit me Ukrainën ku ka vendosje ushtarake ruse.

“Jemi të palëkundur në angazhimin tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, i ka thënë Blinken, Lavrovit.

Sipas tij secili diskutim për sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme