Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në platformën e tij Truth Social.
Këtë herë ai thotë se bllokada amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane do të “mbetet në fuqi të plotë”, pavarësisht njoftimit të Iranit se Ngushtica e Hormuzit po rihapet për lundrim.
Trump thotë se bllokada amerikane do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të jenë “100% të përfunduara”.
Por presidenti amerikan shton se pret që ky proces të “shkojë shumë shpejt”, pasi “shumica e pikave janë negociuar tashmë”.
Mesazhet e Trump sot vijnë pas raportimeve të djeshme se ai mezi priste t’i jepte fund luftës, ndërsa presioni politik mbi të rritet në vend.