Bllokohen 10 fshatra të Kamenicës

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat që ka pasur më së shumti dëme në ditët e fundit për shkak të reshjeve.

Në emisionin #gjesi, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka thënë se është ende herët që t’i vlerësojnë dëmet. Mirëpo, sipas tij, një situatë e tillë në këtë komunë nuk ka qenë për dekada të tëra.

“Ende është herët me i vlerësua dëmet sa kanë qenë, por, në komunën tonë në infrastrukturë kanë ndodhë shumë dëme. Me vlerësua dëmin ende nuk kemi filluar. Është diçka që nuk kanë ndodhë për dekada”, ka thënë ai.

Kastrati ka treguar në T7 se vetëm një familje janë evakuuar.

“Te na kanë bë një punë të madhe zjarrëfikësit. Nuk është numri i madh që janë evaku, është vetëm një shtëpi”, thotë ai.

Megjithatë, problemi kryesor po qëndron prishja e një ure që ka bërë që 10 fshatra të bllokohen e të mos kenë qasje në Komunën e Kamenicës.

“I kemi 1 mijë e 600 qytetarë që nuk kanë qasje në Komunën e Kamenicës, janë gjithsej 10 fshatëra. Kemi vendos pika mobile të qendrave mjekësore, me u koordinu me Prishtinën prapë i bjen rrugë shumë e gjatë”, tha ai.

“Në aspektin financiar ka me qenë sfidë, shpresoj që na del ndihmë qeveria”, shtoi Kastrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme