Vetëm 12 ditë ka zgjatur reforma fiskale që i përkrahë prodhuesit vendorë. Nga e premtja një numër i madh i kamionëve me lëndë të parë për prodhuesit kosovarë ka mbetur i bllokuar në kufi.
Pronari i fabrikës për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit, “Meka” Burim Piraj, ka bërë të ditur se kjo po ndodhë pasi është pezulluar pakoja fiskale, e cila i liron nga taksat produktet e lëndës së parë.
“Pakoja e shumë përfolur fiskale nga dje më 12 Janar 2017 është pezulluar. Si pasojë kamionët me lëndë të parë kanë ngelur në Doganë! Reforma që ka prit biznesi i vendit plotë 19 vjet pas zbatimit 10 ditorë është pezulluar!”, ka shkruar Piraj në llogarinë e tij në facebook.