Barcelona dhe e gjithë Katalonia verilindore janë bllokuar për shkak të një numri të madh të grevave dhe demontratave të organizuara në shenjë protestë për shkak të gjykimit dhe burgosjes së një numri të madh të politikanëve që kërkojnë pavarësimin e Katalonisë nga Franca.
Greva të përgjithshme janë organizuar pas thirrjes së sindikatave të cilat angazhohen për pavarësinë e Katalonisë, kurse mijëra protestues po arrijnë në Barcelonë, ku në mbrëmje mbahet protestë masive ku do të kërkohet lirimi i seperatisëve katalonas, transmeton Ballkani.info.
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar që janë anuluar 57 fluturime, kurse pjesëmarrësit në protestë qysh nga mëngjesi i kanë mbyllur kufijtë me Francën dhe së paku 25 rrugë dhe autostrada.
Po ashtu është zvogëluar edhe numri i trenave, derisa shitoret dhe fabrikat janë mbyllur po ashtu.
Është mbyllur edhe katedralja e njohur e arkitektit Atnonio Guadi Sagrada, pasi që demonstruesit kanë bllokuar hyrjen në të.
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë që në protestat e mbajtura të enjten janë lënduar 42 persona, si dhe janë arrestuar 16 të tjerë, ku 8 nga ta janë mbajtur në burg.