Është bllokuar për disa orë dhe më pas është kthyer në YouTube kënga më e re e Dafina Zeqirit dhe reperit Lumi B.
“Kalon” titullohet kënga e lansuar të shtunën në mbrëmje, ndërsa ajo u bllokua në YouTube për shkak të shkeljes së rregullave të YouTubet sa i përket zhveshjes.
Reperi Lumi B ka shkruar për këtë se dikujt po i pengon suksesi i tij dhe Dafinës.
“Sa lodheni duke raportuar ma mirë bëni naj sen t’fortë…”, ka shkruar ai në Instagram.
Kënga e realizuar nga BigBang është kthyer sërish në YouTube dhe deri tash ka mbi 60 mije klikime.