Bllokohet fshati Dumnicë i Podujevës

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka bllokuar sot fshatin Dumnicë të Podujevës për shkak se një ditë më parë është evidentuar një rast me Coronavirus.

Ky person kishte ardhur javë më parë nga Italia. Njeri nga banorët e Dumnicës në kushte anonimiteti ka treguar se nga mëngjesi nuk ju lejohet hyrje dalja në këtë fshat.

“Jemi të bllokuar, policia nuk lejon të dalim por as nuk po lejon të hyjnë askush”, ka thënë ai për Kohën.

Komuna e Podujevës ka treguar mbrëmë se njëra nga kompanitë për dezinfektim, ka shkuar për t’i dezinfektuar shtëpitë e kësaj familje në Dumnicë.

Të ngjashme