Bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan kundër ardhjes së Vuçiqit (Foto)

Gjilan | 29 Mar 2017 | 09:26 | Nga

Dhjetëra persona kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në Kosovë.

Protestuesit po mbajnë pankarta në dorë me mbishkrimin “Ta ndërtojmë Kosovën së bashku”, “Drejt perëndimit, e jo drejt lindjes”, “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiqit”, etj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Katër autobusë me mbi dyqind serbë që ishin nisur për  në mitingun e Partisë Përparimtare Serbe që pritet të mbahet në Leposaviq u kthye këtë mëngjes rreth 8:30 në parkingun në Shillovë, pasi dhjetëra persona bllokuan rrugën kryesore në afërsi të fshatit Llabjan të komunës së Novobërdës, gjegjësisht magjistralen Gjjilan – Prishtinë.

Në Leposaviq është sot planifikuar një miting parazgjedhor i Partisë Përparimtare Serbe ku pritet të  flasin nënkryetar i SNS-së Marko Gjuriq dhe anëtarët e Kryesisë Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq, ndërsa kryeministri serb Aleksandar Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë tubim

 

Foto: Ekonomia Online

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme