Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharemaj ka dalë edhe sot në terren pasi që situata nuk është stabile nga reshjet e shiut.
Ai përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos në rrugët të cilat janë bërë vështirë të kalueshme .
“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar. Kujdes gjatë lëvizjeve”, shkroi Muharremaj.