Spanja ka kaluar për herë të parë Italinë duke u renditur e para në një nga vendet më të shëndetshme në botë, theksoi agjencia Bloomberg.
Klasifikimi u përqendrua në 169 ekonomi botërore duke marrë parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë në shëndetin e njeriut, nga ushqimet dhe zakonet e të ngrënit, por gjithashtu edhe te jetëgjatësi, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit ose obezitetin, ajrin dhe ndotjen e ujit dhe në fund kushtet e sistemit shëndetësor.
Madridi krahasuar me renditjen e fundit të botuar në vitin 2017 ka kapërcyer gjashtë pozicione në klasifikim duke marrë vendin e parë.
Në podium janë Spanja dhe Italia, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Japonia.