Pamjet paraqesin një natyrë të egër. Ashtu edhe përshkruhet. Por egërsia që në këtë rast është sinonim i mosndërhyrjes nga dora e njeriut, nuk premton se do të vazhdojë edhe gjatë të jetë ashtu, shkruan sot Koha Ditore.
Midis prodhimit të energjisë elektrike në mënyrë tejet profitabile dhe ruajtjes së natyrës – në këtë rast lumenjve – shtetet ballkanike janë duke zgjedhur të parën. Lumenjtë e Shqipërisë, ata të Bosnjës dhe kafshët e egra në Maqedoni janë në fokus të dokumentarit “Blue Heart” (Zemra e kaltër) që është dhënë premierë të enjten mbrëma në kinemanë “ABC” në Prishtinë.
Dokumentari i përgatitur nga kompania “Patagonia”, premiera e të cilit në Kosovë është organizuar nga organizata “ERA” nga Peja që merret me çështjet mjedisore, pos problemit të hidrocentraleve, tregon edhe për aktivizmin qytetar.