Bob Dylan dhe Neil Young kënduan bashkë të dielën për herë të parë pas 25 vjetësh.
Hera e fundit kur ata dy kishin kënduar bashkë në skenë kishte qenë në “Roseland Ballroom” në New York më 1994.
Dy legjendat përfunduan koncertin të cilin e kryesuan në Kilkenny të Irlandës me një duet të himint “Will The Circle Be Unbroken”.
Këtë këngë ata e kishin kënduar bashkë në vitin 1975 në Kezar Stadium të San Francisko-s, sipas Rolling Stone.
Në vitin 1967, nobelisti Dylan e kishte incizuar verzionin e tij të këtij himni bashkë me The Band, e që ishte publikuar më 2014 në kuadër të përmbledhjes muzikore “The Bootleg Series Vol. 11: The Basement Tapes Complete”.