Komiteti i “Nobelit” heq dorë nga Bob Dylan

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 00:21 | Nga

Akademia Suedeze ka njoftuar se ka hequr dorë nga përpjekjet për të kontaktuar Bob Dylanin. Prej ditës kur këngëtari u shpall fitues i çmimit “Nobel” për letërsi Akademia është përpjekur të lidhet me të, por pa marrë përgjigje asnjëherë.

“Tani për tani nuk po bëjmë asgjë. U kam dërguar mesazhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe kam pranuar përgjigje shumë miqësore. Për tani, kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Sara Danius, sekretarja permanente e Akademisë.

Kantautori amerikan është përgjigjur me heshtje qëkur mori çmimin të enjten e javës së kaluar, shkruan “The Guardian” ndërsa në koncertin që mbajti në Las Vegas pak orë pasi u shpall laureat nuk e përmendi fare marrjen e çmimit.

Koncerti i Dylanit përfundoi me “coverin” e këngës së Frank Sinatras “Why Try to Change Me NoW” ..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme