Bob Dylan më në fund e ka pranuar Çmimin Nobel

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 09:53 | Nga

Këngëtari amerikan Bob Dylan ka pranuar medaljen dhe diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2016.

Kështu ka njoftuar Akademia Suedeze, duke mos dhënë më shumë detaje se kur është zhvilluar kjo ngjarje.

Dylan e ka pranuar këtë çmim në një takim privat me akademinë në Stokholm. Asnjë gazetarë nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Dylan, 75-vjeç, është këngëtari i parë që ka fituar këtë çmim prestigjioz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme