Kompania e prodhimit të aeroplanëve Boeing, ka lansuar 77X i cili është një aeroplanë privat super luksoz që kushton 400 milionë dollarë e mund të përshkojë gjysmën e botës me një mbushe të vetme me karburant.
Boeing Business Jets ka lansuar BBJ 777X në ngjarjen e Shoqatës së Tregtisë së Aviacionit në Lindjen e Mesme (MEBAA) në Dubai, transmeton koha.net.
“Konsumatorët tanë më ekskluziv dëshirojnë të udhëtojnë me komoditet e hapësirë të gjerë direkt për në destinacionin e tyre”, ka thënë shefi i Boeing Business Jets, Greg Laxton.
“BBJ 777X i ri do të jetë në gjendje që ta bëjë këtë ashtu sikur asnjë aeroplanë më parë, duke ridefinuar udhëtimet VIP për largësi të mëdha”, ka shtuar ai.
Kompania BBJ që nga viti 1996 ka përditësuar aeroplanët e Boeingut në aeroplanë privatë për elitën e pasur botërore.
BBJ nuk shet shumë aeroplanë, me vetëm 261 në histori të saj, por kjo kompani i kthen aeroplanët në vepra arti fluturuese.