Nigeria ka thënë se 82 nga mbi 200 nxënësve të shkollave që janë rrëmbyer nga Boko Haram më 2014 janë liruar, në këmbim të lirimit të disa anëtarëve të dyshuar të këtij grupi ekstremist.
Qeveria nigeriane ka thënë më 7 mars se zyrtarët kanë konfirmuar raportimet për lirimin e nxënësve nga Chibok, një ditë më parë. Por në njoftimin e qeverisë nuk është thënë se sa militantë të dyshuar të Boko Haramit janë liruar.
Zyrtarët nigerianë kanë thënë se qeveria zvicerane dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryeqit të Kyq kanë ndihmuar në negociatat me grupin Boko Haram.
Vajzat e liruara janë takuar me presidentin e Nigerisë, Muhammad Buhari.
Në prill të vitit 2014, 276 nxënëse u rrëmbyen nga Boko Haram, nga një shkollë në qytetin Chivob, në veri të Nigerisë. 57 nxënse arritën të ikin nga grupi, disa muaj pas rrëmbimit.
Edhe 21 vajza u liruan në tetor të 2016-ës dhe disa të tjera u liruan po ashtu në janar të 2017.
Edhe pas lirimit të 82 vajzave, edhe 113 besohet se po mbahen nga grupi Boko Haram.