Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor Zamfara të Nigerisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një mësues deklaroi se të paktën 300 nxënës u rrëmbyen gjatë sulmit në mëngjesin e së premtes.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin mirëpo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje.

Ky është rrëmbimi i fundit masiv që pati për cak shkollat.

Si rrjedhojë, njerëz të armatosur shpesh rrëmbejnë nxënës për të kërkuar shpërblime.

Njerëz të armatosur që besohet se i përkasin një bande kriminale patën rrëmbyer ditë më parë qindra djem shkollorë së bashku me disa mësues në Nigerinë qendrore.

Sulmuesit të veshur me uniforma ushtarake sulmuan Kolegjin Shkencor të Qeverisë në “një numër të madh” në qytetin Kagara në shtetin Niger të martën vonë, duke futur studentët në një pyll aty pranë, thanë burimet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme