Militantët vrasin mbi 70 civilë në Nigeri

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Mbi 70 civilë kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve të njëkohshme në dy fshatra nga militantë të dyshuar islamikë në Nigeri.

Sulmet kanë ndodhur pranë zonës kufitare me Mali, shkruan Reuters.

Sipas burimeve të sigurisë, rreth 49 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur në fshatin Tchombangou.

Një zyrtar i lartë në ministrinë e brendshme të Nigerisë, i cili ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se edhe 30 persona të tjerë janë vrarë në fshatin Zaroumdareye.

Kujtojmë populli i Afrikës Perëndimore edhe më parë ka përjetuar sulme të kryera nga militantë islamikë të lidhur me al-Kaidën dhe Shtetin Islamik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme