Ekonomia Online
FUNDIT

Boksieret kosovare rrezikojnë pjesëmarrjen në Botëror, nuk pajisen me viza nga India

Boksieret kosovare rrezikojnë pjesëmarrjen në Botëror, nuk pajisen me viza nga India

Kampionati botëror në boks për femra pritet të filloj nga data 15 nëntor në Nju Delhi të Indisë. Por vendi ynë rrezikon mos pjesëmarrjen, shkaku i kësaj është mos pajisja me viza nga shteti i Indisë. Ekipi Kosovës në përbërje boksierja 60 kg Donjeta Sadiku,trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, edhe pse qe […]

Kampionati botëror në boks për femra pritet të filloj nga data 15 nëntor në Nju Delhi të Indisë.

Por vendi ynë rrezikon mos pjesëmarrjen, shkaku i kësaj është mos pajisja me viza nga shteti i Indisë.

Ekipi Kosovës në përbërje boksierja 60 kg Donjeta Sadiku,trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, edhe pse qe 2 muaj ka përgatitur gjithë dokumentacionin për viza dhe ka dorëzuar ne Ambasadën e Indisë në Sofje të Bullgarisë, ende janë duke pritur për t’u pajisur me viza.

Federata e boksit të vendit nikoqir, Komiteti Olimpik i Indisë, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë dhëne lejen dhe kanë dërguar shkresat që  ekipi nga Kosova të pajiset me viza,por pengesë është ende ministria e Punëve të Jashtme e Indisë.

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është e pajisur edhe me pasaportë shqiptare, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit, përcjellë Klan Kosova.

Të ngjashme