Amir Khan beson se coronavirusi nuk është thjesht një rastësi, duke këmbëngulur se kjo sëmundje ngjitëse është krijuar nga dora e njeriut, me qëllim për ta ulur numrin e popullsisë në botë.
Boksieri britanik shkroi në hollësi për teorinë e tij konspirative në rrjetet sociale, duke këmbëngulur se ajo çka thuhet në media për Covid-19 nuk është e vërtetë.
“Nuk mendoj se virusi erdhi nga Kina. Është gënjeshtër, vërtet”, tha Khan gjatë një bisede drejtpërdrejt në Instagram.
“Njerëzit po thonë se ata kishin ngrënë lakuriqë dhe gjarpërinj dhe se helmi ishte përzier kështu. Broçkulla, apo jo? koronavirusi kështu, koronavirusi ashtu. A po lodheni edhe ju nga e gjithë kjo, siç po lodhem unë?” shtoi ai.
Khan më pas theksoi se kjo pandemi po përdorët si shpërqendrim nga implementimi kontrovers i kullave 5G.
“A nuk mendoni se kjo ka të bëjë me rrjetin 5G në këto kulla qe po ndërtohen? Kjo është bërë nga dora e njeriut. E kanë sjellë këtu me arsye, derisa ta testojnë 5G-në”.
“Po ashtu, mund të jetë për ta kontrolluar popullsinë, për të na vrarë shumë prej nesh, posaçërisht kur thonë se po i mbyt vetëm të moshuarit”, përfundoi ai./ge