Boksieri Patriot Behrami në çerekfinale, mund kroatin

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.
Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.

Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim.

Të ngjashme