Bologna thuhet se “ëndërron” një transferim të papritur për ish-mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.
Sipas gazetës Tuttosport, ideja ka lindur në orët e fundit pasi Sneijder po largohet nga Galatasaray dhe thuhet se është një hap larg nga Montreal Impact, klubi motër i Bolognas.
Megjithatë, gazeta thekson se holandezi – i cili fitoi tripletën me Interin në vitin 2010 – mund të shtyjë lëvizjen e tij në SHBA për një vit në mënyrë që të luajë sërish në Serie A me ekipin Rossoblu.
Sneijder gjithashtu mund të dëshirojë të luajë ende në një nga ligat më të mëdha evropiane, në mënyrë që t’i japë vetes një shans më të mirë për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme, duke siguruar kualifikimin e Holandës.
Çdo veprim do të ishte i ngjashëm me atë të Blerim Dzemailit, i cili pranoi të bashkohej në dhjetorin e kaluar, por mbeti me Bolonga deri në maj.