Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, ka reaguar për testimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në Korenë e Veriut, duke i cilësuar si një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Bolton ka thënë se sanksionet ndaj Koresë Veriore duhet të qëndrojnë akoma, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se pavarësisht kësaj Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i rifillojnë bisedimet me Korenë e Veriut në çdo kohë.
“Pozicioni i Washingtonit mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut është i pandryshueshëm dhe përpjekjet e dështuara të Koresë së Veriut për armët bërthamore duhet të ndalen”.
Bolton ka bërë të ditur se Koreja e Veriut më 4 dhe 9 maj të këtij viti ka testuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.