Kroacia fitoi në ndeshjen hapëse ndaj Nigerisë, por jo gjithçka ka shkuar mbarë. Trajneri Zllatko Daliç ka përjashtuar nga kombëtarja sulmuesin Nikola Kaliniç, pasi ky i fundit refuzoi të aktivizohej ndaj Nigerisë, kur u urdhërua të futej në fundin e takimit.
Lajmi raportohet nga kroatja 24Sata dhe nuk ma ende konfirmim zyrtar, por portali kroat shkruan se sulmuesi i Milanit është nisur për në Kroaci.
Gjithçka lidhet me 5 minutat e fundit të ndeshjes kundër Nigerisë, ku u fut Pjata, por fillimisht duhej të futej Kaliniç. Sulmuesi refuzoi dhe pas ndeshjes Daliç tha se lojtari kishte pasur një problem, por duket qartë cili ishte problemi.
E pabesueshme se si një lojtar refuzon të futet, me justifikimin se ishte i demoralizuar ngaqë nuk luajti në formacion, ndërkohë që edhe sezoni i Kaliniç me Milanin ka qenë mediokër dhe është më fat që është pjesë e Kombëtares.