3 vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e jetës sime, për shkak të zhdukjes së papritur të kitaristit Richie Sambora nga banda pas 30 vitesh. Kështu ka deklaruar Jon Bon Jovi, duke shtuar se ka ndikuar edhe sherri që pati me studion e regjistrimit.
Jon Bon Jovi ka treguar se ka mundur ta kalojë këtë periudhë të errët të jetës së tij falë mbështetjes së bashkëshortes, Dorothea.
“Ishte një periudhë shumë, shumë e vështirë, nga e cila ende nuk kam dalë plotësisht por gruaja ime ka qenë fenomenale. Pa të, nuk di nëse do ia kisha dalë”, ka thënë artisti.