Bonucci: Balotelli ka ndryshuar

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:14 | Nga

Leonardo Bonucci insiston se Mario Balotelli ka ndryshuar shumë dhe se tani është shembull.

Me ardhjen e Roberto Mancinit, Mario është bërë edhe kapiten i Përfaqësueses së Italisë, gjë që ka befasuar të gjithë.

“Të jesh kapiten i kombëtares definitivisht është diçka që mund ta ndjesh”, ka thënë Bonucci në konferencën për media.

“Është një ndjenjë e madhe përgjegjësie, por ajo që tejkalon gjithçka është krenaria. Unë dua të jem shembull për të tjerët, ashtu edhe Mario, ku në mesin e shumë gjërave ai ka ndryshuar, është më i matur”.

“Është e çuditshme të mos gjesh këtu De Rossin dhe Buffonin në mesin e gjithë këtyre, por herët apo vonë duhet të thuash “mjaft’”.

“Unë kam mësuar shumë nga ata dy në të kaluarën dhe shpresoj ato vlera mund t’ia pasojë të tjerëve. Nëse Buffon kthehet do ishte një vlerë e shtuar”, ka shtuar Bonucci.

Balotelli ka pasur një sezon të mire te Nice, në 38 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 28 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme