Leonardo Bonucci ka folur para derbin të madh lokal italian, mes Interit dhe Milanit që zhvillohet sot (e diel) në mbrëmje.
Nerazzurrët dhe Rossonerët do ndeshet nga ora 20:45 në stadiumin Giuseppe Meazza në njërin nga derbit më të mëdhenj në botë.
Emocionet i kanë kapluar çdo tifozë të këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, por edhe vet lojtarët që do ta shijojnë sot këtë sfidë të madhe.
Mbrojtësi i ardhur nga Juventusi këtë verë, Bonucci, ka ka cilësuar kundërshtarin e tyre si një skuadër të fortë, por parashikoj fitore të Milanit të tij.
“Ata janë një skuadër e mirë me disa talentë të mëdhenj individualë dhe zgjodhën një trajner të rëndësishëm si Luciano Spalletti”, ka thëën fillimisht Bonucci Tencent Sports.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të japim më të mirën”.
“Do të merrja Antonio Candrevan dhe Ederin nga skuadra e Interit, pasi ata janë shokët e mi te Italia dhe janë dy djem vërtetë të shkëlqyeshëm”.
“Unë parashikoj një fitore të Milanit, por nuk do t’ju them se sa përfundon ndehsja”, përfundoi mbrojtësi italian.