Bora Kokëdhima prezanton të fejuarin

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 19:48 | Nga

Bora Kokëdhima u fejua në fundjavë në një ceremoni private në Qeparo. Edhe pse kishte folur për partnerin, ajo nuk e kishte zbuluar identitetin e tashmë të fejuarit, por për herë të parë publikoi një foto të tij e ftuar nga Rudina Magjistari.

Në një foto gjatë fejesës, shfaqet Bora në krah të Olsit, djalit që siç thotë ajo, është aq i qetë sa motrat e saj e thërrasin “paqe që ecën”. Olsi është ekonomist, dhe aktualisht punon në sektorin shtetëror.

“Jemi shumë ndryshe”, u shpreh Bora, “Ai është i qetë, i matur, ndërsa unë jam shumë impulsive. Me karakterin që ka më neutralizon shumë, sepse jeta publike, e lidhur me mediat ka shumë emocione, paqëndrueshmëri.”

Vajza e sipërmarrësit dhe politikanit Koço Kokëdhima tregoi se babai i saj është shumë i lumtur për këtë marrëdhënie; ndihet mirë që Olsi vjen nga një familje e qetë, ku pjestarët shkojnë mirë me njëri-tjetrin, dhe e respekton shumë personalisht.

“Ndonjëherë më duket sikur babai e do Olsin më shumë se unë”, tha Bora duke qeshur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme