Bordi i Drejtorëve të NPL “Ambienti” Sh.A në Pejë ka vendosur që t’i ndajë stafit një shpërblim vjetor bazohet në performancën e lartë të arritur gjatë vitit, raporton Ekonomia Online.
“Ky shpërblim është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithë punonjësve, të cilët kanë kontribuar në realizimin e objektivave dhe politikave të Bordit të Drejtorëve”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se ky vendim vlerëson punën e palodhur të stafit dhe nxit më tej një frymë motivimi dhe angazhimi.
“Synimet e përbashkëta për të përmirësuar performancën dhe për të arritur qëllimet strategjike të ndërmarrjes janë materializuar përmes këtij akti, duke përforcuar rëndësinë e stafit në suksesin e përgjithshëm të organizatës. Ky është një shembull i qartë i një politike menaxheriale që i jep prioritet bashkëpunimit dhe mirëqenies së punonjësve, duke ndërtuar një kulturë të shëndetshme organizative që shpërblen rezultatet e arritura me sukses”, theksohet në komunikatë.