Bordi i FBK-së miraton kërkesën e KB Peja për inkuadrim në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar.

Të ngjashme