Bordi i Paqes, Spiropali: Zëri i Shqipërisë po forcohet në skenën globale

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Lidhur me këtë zhvillim, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se është hap domethënës që sipas saj, forcon zërin e shtetit në skenën globale.

“Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. Me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme