Pas një procesi të hapur dhe transparent, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, Bordi i RTK-së ka emëruar dy zv.drejtorët e Përgjithshëm, drejtorin e Televizionit, drejtorin e kanalit në gjuhën serbe dhe drejtorin e Radios.
Zv.drejtorë të Përgjithshëm u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj. Drejtor i televizionit u emërua Festim Kabashi, drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq dhe drejtor i Radios – Ernest Luma.
Me këto emërime u kompletua menaxhmenti i RTK-së, i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash.