Bordi shkarkuar i Telekomit e ka dorëzuar padinë kundër Qeverisë Kurti

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Bordi i shkarkuar i Telekomit e ka paditur Qeverinë e Kosovës, pas vendimit për shkarkimin e tyre. Padia është dorëzuar më 18 mars të këtij viti.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar ish-anëtarja e Bordit, Besa Shatri-Berisha.

“Padia është dorëzuar më datë 18 mars. Vlerën e dëmit nuk e kemi përcaktuar në këtë fazë, pritet të vlerësohet më vonë gjatë seancave”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kabineti Qeveritar kishte votuar pro shkarkimit të bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës më 19 shkurt.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar kishte thënë se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.

“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, kishte thënë Hajdari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme