Bordi i ShSKUK-së aprovon zgjedhjen e Basri Sejdiut për drejtor të përgjithshëm

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 11:55 | Nga

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) në mbledhjen e sotme, ka aprovuar rezultatet e komisioni vlerësues për zgjedhjen Basri Sejdiut drejtor të përgjithshëm ShSKUK-së, transmeton Ekonomia Online.

Kryesues i komisionit vlerësues, Veton Firzi para, Bordit Drejtues ka prezantuar rezultatet  e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.

Kryesuesi i Bordit Drejtues, Naser Ramadani, ka falënderuar Firizin, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur Basri Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme