“Borell nxori në pah dy gënjeshtrat e Kurtit”

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ia nxori për sheshi gënjeshtrat e kryeministrit Albin Kurti, kur tregoi se propozimi i cili po quhet franko-gjerman është i tij dhe ndërmjetësit sllovak, Lajçak.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj, në një postim në Facebook.

“Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?”, ka pyetur kreu i PSD-së.

“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis?”

“Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka theksuar Molliqaj.

Të ngjashme