Ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Ai është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, raporton Ekonomia Online.
Nuk ka pasur prononcime për gazetarët.
Rreth orës 11, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne, ku deputetëve do t’iu drejtohet Boris Johnson.
Ai do të marrë pjesë edhe në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”.