Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë ne funeralin e Dukës së Edinburgut që do të mbahet pas një jave.
Vendimi i kreut të qeverisë britanike ka si qëllim që të lejojë më shumë anëtarë të familjes mbretërore të jenë pjesë e kësaj ceremonie, duke qenë se për shkak të rregullave kundër pandemisë në funeral do të marrin pjesë vetëm 30 persona.
Të pranishëm në ceremoninë mortore që do të mbahet në St George’s Chapel në Ëindsor pritet të jenë fëmijët e Dukës, nipërit si dhe familjarë të tjerë të ngushtë ndërkaq, publikut i është kërkuar të qëndrojë larg.
Princi Philip ka vdekur premten në kështjellën e Ëindsor në moshën 99 vjeçare.