Jonson: Askush nuk më paralajmëroi se festa me pije ishte kundër rregullave të pandemisë

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Boris Johnson ka mohuar “kategorikisht” se ai ishte paralajmëruar se një festë me pije rrezikonte të shkelte rregullat e bllokimit.

“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, tha kryeministri, duke shtuar se “do ta kisha mbajtur mend këtë”.

Ish-ndihmësi Dominic Cummings thotë se ai e paralajmëroi Johnsonin në atë kohë dhe e ka akuzuar atë se ka mashtruar deputetët për këtë, njofton Klan Kosova.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nëse zbulohej se kishte mashtruar deputetët, Johnson tha: “Le të shohim se çfarë thotë raporti”.

Nëpunësja e lartë civile Sue Grey do të publikojë një raport mbi shkeljen e mundshme të rregullave të COVID-19 në Downing Street dhe departamentet qeveritare.

Johnson gjithashtu i kërkoi falje publike Mbretëreshës për festat në prag të funeralit të burrit të saj, në prill të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme