Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) nuk ka burimet dhe as autoritetin për ta luftuar në mënyrë efektive sulmet hibride që vijnë nga Kina.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell duke shtuar se blloku ka qenë nën presion lidhur me shtrembërimin e informacionit.
“Sot, ne nuk kemi një mandat për të studiuar dezinformimin që lidhet me Kinën”, u tha Borrell anëtarëve të Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Evropian për Ndërhyrjen e Jashtme.
Ai tha se blloku kishte qenë nën presion të përhershëm gjatë vitit të kaluar nga vendet që shtrembërojnë informacionin dhe përhapin dezinformata.
“BE-ja e ka intensifikuar punën për të zhbllokuar fushatat e dezinformimit nga Moska. Ne kemi shumë pak burime për të studiuar dezinformimin nga Kina”, u shpreh ai.
Borrell shtoi se EEAS nuk kishte burimet “e nevojshme” për të kundërshtuar fushatat kineze për të ndikuar në politikën evropiane.
“Sulmet hibride kanë sulmuar vlerat tona demokratike, hapësirën tonë të informacionit dhe madje edhe infrastrukturën tonë gjatë pandemisë”, shtoi Borrell, duke e quajtur pandeminë COVID-19 “një terren i vërtetë prove për taktikat e reja hibride”.
EEAS ka një njësi që quhet “East Stratcom” që shikon fushatat e dezinformit rus.
Ai ka përfunduar se Evropa ishte një disavantazh në përpjekjet e saj për të mbrojtur veten nga fushatat dezinformuese të Rusisë.