Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti, janë “ngacmuar” me fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe të ashtuquajtur “Zajednica”, shkruan EkonomiaOnline.
Derisa Kurti tha se formimin e Asociacionit e ka bërë të pa mundur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me një deklaratë të tillë nuk është pajtuar Borrell.
Kurti tha nuk do të donte që një marrëveshje t’i shërbente vetëm dikujt.
“Ka 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe disa sosh nuk janë implementuar nga Beogradi dhe ky i fundit e përmend gjithmonë një, që nuk e ka kaluar testin në Gjykatën tonë Kushtetuese. Asnjë serb i Kosovës nuk ka protestuar për atë vendim të Kushtetueses, përveç Beogradit zyrtar. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut. Unë jam demokrajt, ja pse besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jenë për të ruajtur një politikan apo për t’i shërbyer një politikani të caktuar, por duhet të jetë për t’i shërbyer popujve”, deklaroi Kurti.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Borrellit, duke thënë se nuk është duke i shërbyer asnjë politikani.
“Edhe unë jam demokrat. Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani, duhet të dihet se dialogu është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur problemet. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Kushtetuesja e bën të pamundur Asociacionin. Kjo është një marrëveshje e arritur mes të dyja palëve. Më vjen keq Kryeministër, duhet të iu pyesim nëse do ta zbatoni këtë marrëveshje, është shumë e rëndësishme”, deklaroi Borrell.
Këto komente u bënë në një konferencë për medie në Bruksel për takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit.