Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun.
Kurti dhe Borrell kanë zhvilluar një bisedë telefonike të premten, pas takimit që Kurti ka pasur një ambasadorët e QUINT-it në zyrën e tij po të premten.
Borrelli ka shkruar të shtunën në Twitter se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm në kontekstin aktual gjepolitik.
“Pata një diskutim të mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.