Borrell për vdekjen e Sassoilit: Humbëm një politikan të vlefshëm

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka reaguar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se humbja e Sassolit është dhimbje e madhe, si dhe ka shtuar se Sassoli tërë jetën e ka kushtuar në shërbim të njerëzve.

“Vdekja e David Sassolit është një dhimbje e madhe. Humbëm një politikan të vlefshëm por mbi të gjitha një mik, një njeri që ia ka kushtuar jetën shërbimit të të tjerëve, fillimisht në gazetari dhe më pas në institucione si president i Parlamentit Europian. U prefsh ne paqe mik i dashur”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme